PRELAJ Prend
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1897, në Iballë të Pukës. Me vendim nr. 334, datë 12 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «lidhje me të arratisurit», dhe e dënoi me 5 vjet burg. Me vendim nr. 131, datë 12 gusht 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «përkrahjen e diversantëve të U.D.B-së», dhe e dënoi me 8 vjet burg, si dhe heqjen e të drejtave për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 88-89.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]