(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dibër, në vitin 1910. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për «motive politike», komisioni në mbledhjen e datës 27 maj 1994 vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit nga ish i dënuari Hasan Mehmet Premçi nga data 31 mars 1947, deri më 31 mars 1948, sipas vendimit nr. 167, datë 12 prill 1947 të Gjykatës Ushtarake Elbasan. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 218-219.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]