(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 30 tetor 1914. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit nr. 2, të Këshillit të Ministrave, datë 4 janar 1992 për njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq, komisioni i ngritur, në mbledhjen e datës 30 maj 1994, vendosi vërtetimin e vrasjes pa gjyq për «motive politike» të Shaqir Rexhep Premçit, më 29 janar 1947, në vendin e quajtur Vilë e Kukësit. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 107-108.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]