PREMTI Dilaver Rrapo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vranisht të Vlorës, në vitin 1928. Me vendim nr. 32, datë 25 tetor 1946, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor «se u lidh e Ballin Kombëtar dhe ka qenë bashkëpunëtor i kësaj organizate», gjithashtu nuk ka denoncuar të arratisurit. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me 2 vjet burgim (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. Dënimi ka filluar të zbatohet më 15 korrik 1946, deri më 15 korrik 1948. Me vendim nr. 201, datë 25 nëntor 1949, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet burgim. U arrestua më 3 qershor 1949 dhe u lirua më 4 qershor 1963. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 27-28.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]