PRENDI Bibë Dodë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Mërtur të Pukës. Më 15 maj 1945, me vendim nr. 89, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim dhe furnizim të arratisurve, si Pashk Biba dhe Mark Doda», dhe e dënoi me 1 vit burg dhe humbjen e të drejtës qytetare. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 168-169.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]