PRENDI Dedë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Iballë të Pukës, në vitin 1914. Me vendim nr. 6, datë 9 janar 1952, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» në Jugosllavi dhe e dënoi me 3 vjet burgim. Për «strehim dhe furnizim të diversantëve» e dënoi me 4 vjet burgim. Përfundimisht është dënuar me 7 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtave për dy vjet kohë. U arrestua më 3 gusht 1951 dhe u lirua më 1 qershor 1958. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 178.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]