(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, në vitin 1938. Me vendim nr. 153, datë 11 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 4 vjet kohë. U arrestua më 9 gusht 1958. Me dekret nr. 4070, datë 15 nëntor 1965 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu falën 2 vjet nga dënimi. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 97-98.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]