PRENDI Lazër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Lezhë, më 5 maj 1988. Me vendim nr. 91, datë 11 mars 1950, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «dezertim» dhe e dënoi me 6 muaj privim lirie (punë të detyruar). Me vendim nr. 28, datë 20 maj 1963, Gjykata Popullore Lushnjë e dënoi me 6 muaj heqje lirie në bazë të nenit 244 të Kodit Penal. Me vendim nr. 4, datë 17 gusht 1966, Gjykata e Qarkut Vlorë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe heqjen e të drejtave për 5 vjet kohë. U arrestua më 12 maj 1966 dhe u lirua më 19 mars 1985. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 261-262.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]