PRENDI Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkozë, në vitin 1951. Me vendim nr. 20, datë 27 prill 1984, Gjykata e Rrethit Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe u dënua me izolim në spitalin psikiatrik. Gjykata vendosi mbylljen e çështjes në lidhje me të pandehurin Nikollë Prendi dhe mbylljen e tij për mjekim të detyruar në spitalin psikiatrik. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 185.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]