PRENGA Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1935, në Mirditë. Me vendim nr. 98, datë 4 gusht 1967, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisje», dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. Me vendim nr. 68, datë 11 nëntor 1981, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 13 vjet e 8 muaj heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet. F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 205-206

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]