PRENGA Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në fshatin Ungrej të Mirditës. Më 7 korrik 1946, me vendim nr. 288, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim dhe furnizim të të arratisurve», dhe e dënoi me 2 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 122-123.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]