(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Zerqan të Dibrës, më 12 gusht 1933. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Dibër, në rrethin Berat, prej datës 8 qershor 1945, deri më 22 gusht 1948 për çështje politike shtetasin Fiqiri Mahmut Zeneli. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 177-178.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]