(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7 të Udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 13 shtator 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për «motive politike» të Jorgji Dhimitër Priftit sipas aktit nr. 292, datë 1 shtator 1945, bazuar në Ligjin nr. 41, datë 14 janar 1945 për funksionimin dhe organizimin e Gjykatave Ushtarake. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 96.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit