(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Piqeras të Sarandës. U arrestua më 16 janar 1946. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, sepse ka strehuar të arratisur» dhe se, «si përgjegjës rinie, ka përhapur parulla helmonjëse, mbante lidhje me vëllain e arratisur e të tjerë, ka kryer veprime spiunazhi në dëm të atdheut duke kryer detyrën e korrierit», dhe për këto arsye e dënoi me 2 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 100-101.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]