PRIFTI Miço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Pilur, në vitin 1898. Me vendim nr. 580, datë 2 shkurt 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor si «strehues dhe furnizues i diversantëve» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. U arrestua më 23 mars 1951. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 78-79.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]