(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Përmet, më 14 tetor 1927. Me vendim nr. 153, datë 2 shtator 1967, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua më 12 dhjetor 1966 dhe u lirua më 25 nëntor 1972. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 82-83.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]