PRIFTI Zoi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Fier. Me vendim nr. 133, datë 26 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në banda të armatosura» dhe «veprime përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e gradës ushtarake dhe të së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90/1, fl. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]