PRISKA Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1899, në Sukth të Durrësit. U arrestua më 5 nëntor 1946. Me vendim nr. 628, 23 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «sabotator të reformës agrare», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike e civile. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 143; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]