PROGRI Lulë Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, më 3 gusht 1920. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi njohjen e kohës së internimit nga rrethi B. Curri, në rrethin Berat – Tepelenë, prej datës 30 mars 1948, deri më 20 tetor 1956, për çështje politike për shtetasin Lulë Zef Progri. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 158-159.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]