PRONI Talinë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1928. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994 ka vendosur njohjen e kohës së internimit për «çështje politike» nga fshati Dukagjin i Shkodrës, në rrethin Berat/Tepelenë, prej datës 7 mars 1946, deri më 20 shkurt 1953 të Talinë Mark Marashit (Pronit). F. 1, Viti 2017, D. 105, F. 13-54.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]