(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, më 11 korrik 1927. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 15, datë 13 gusht 1992, vendosi njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Tiranë, në rrethin Elbasan, prej datës 16 tetor 1968 deri më 15 nëntor 1972 për «çështje politike» për shtetasin Serafin Athanas Prosin. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 118-119.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]