PROTODUARI Luftar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1952, në Poshnje të Beratit. U arrestua në vitin 1977, bashkë me Riza Hazizin [shih], Ushtar Çobon [shih] dhe Muharrem Protoduarin [shih], si anëtar i një «grupi që do të hidhte në erë kombinatin e tekstileve». Pas thuajse një vit hetuesie, më 7 janar 1978, me vendim nr. 1, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Beratit, e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim. Xhaferr Sadiku, Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste (1948-1990), ISKK, Tiranë 2013, f. 298-299; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 135-136.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]