PROTODUARI Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1955, në Berat. U arrestua në vitin 1977, bashkë me Luftar Protoduarin [shih], Riza Hazizin [shih] dhe Ushtar Çobon [shih], si anëtar i një «grupi që do të hidhte në erë kombinatin e tekstileve». Në janar 1978, Gjykata e Rrethit të Beratit e dënoi në bazë të neneve 76 (përhapje e sekretit shtetëror) e 28 të Kodit Penal, me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Xhaferr Sadiku, Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste (1948-1990), ISKK, Tiranë 2013, f. 298-299; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 5-6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]