PROTOPAPA (Shtylla) Dituri

PROTOPAPA (Shtylla) Dituri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Berat, më 17 nëntor 1920. Me vendim nr. 24, datë 5 janar 1948, Gjykata Ushtarake Elbasan e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe për «krime kundër popullit», dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie (punë të detyruar), humbjen e të drejtave politike për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme dhe të paluajtshme. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 249-250.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]