(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 10 janar 1882, në Zhulat të Gjirokastrës. Me vendim nr. 111, datë 22 dhjetor 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «dhënie ndihmë një grupi antipushtet», dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 56-57.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]