Hemorragjitë
(Term neurologjik – Mjekësia)
Hemorragjitë jotraumatike intrakraniale definohen si hemorragji spontane në parenkimën e trurit (hemorragji intracerebrale) ose në hapësirën e lëngut cerebrospinale (hemorragji subarahinoidale). Hemorragjitë intracerebrale shkaktojnë shenja dhe simptome akute që ngjajnë me iskemi cerebrale dhe janë përgjegjëse për 10% të sulmeve. Edhe pse manifestimet e hemorragjive intrakraniale dhe iskemisë cerebrale janë të ngjajshme, ka disa karakteristika që flasin më shumë për hemorragji si kokëdhimbja akute shpesh e shoqëruar me vjellja, pastaj deficite neurologjike me progres të shpejtë ose shumë të shpejtë, çrregullim progresiv i vetëdijës deri në komë dhe në shumë pacient shfaqen sulme epileptike.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia