Hidrocefalus
(Term neurologjik – Mjekësia)
Hidrocefalusi është një dilatim i hapësirave të brendshme dhe nganjëherë të jashtme të lengut cerebrospinal.
● Hidrocefalusi i brendshëm (rritje e ventrikujve): obstruktiv, komunikativ dhe malabsorbues (subtip i llojit komunikativ si pasojë e pengesës në absorbim të lëngut cerebrospinal p.sh. te adhesioni i cisternave apo disfunksioni i granulacioneve paccioniane
● Hidrocefalusi i jashtëm (rritja e hapësirën subarahinoidale mbi cerebrum dhe/cisterna)
● Hidrocefalusi i brendshëm dhe jashtëm
● Hidrocefalusi ex vacuo (hidrocefalusi i brendshëm dhe jashtëm sekondar si pasojë e atrofisë së trurit) Lloji më i shpeshtë i hidrocefalusit në fëmijëri është aj oklusiv nga glioza, stenoza ose malformacioni i akueduktit ose malformacioni Arnold-Chiari me çrregullim në dalje të dalje të qarkullimit përmes foramina Luschka dhe Magendie. Shenja klinike më e rëndësishme është rritja abnormale e kokës, e cila mund të vërehet qysh në echo prenatale ose pas lindjës dhe e cila progredon me kohë. Protrusioni i ashtit frontal dhe depresioni i pllakës orbitale bëjnë që pjesa e sipërme e sklerës të duket, përderisa pjesa e poshtme e irisit fundoset pas palpebrës së poshtme, shenja e ashtuquajtur “perëndimi i diellit” (“settingsun- sign”). Testet esenciale janë CT dhe/ose RM. Terapia nëse është e nevojshme është implantimi i një shanti ventrikulo-peritoneal ose ventrikulo-atrial. Tek hidrocefalusi komunikans kemi mosbalancim në mes produkcionit dhe resorbcionit të likuorit. Pengesa në resorpcion mund të jetë si pasojë e një meningjiti ose gjakderdhje të kaluar, por më shpesh shfaqen në mënyrë spontane degjenerative në moshë të shtyer. Pasqyrja klinike karakterizohet me një triadë të përbërë nga demenca progresive, apraxi e hecjës dhe pengesa në zbrazje të vezikës urinare. Psikopatologjikisht shfaqen apatia, ngadalësimi psikomotor, pengesa në mbamendje dhe koncentrim si dhe humbje interesi. Funksioni i duarve dhe krahëve është intakt (“lower-body-parkinson”). Me punksion lumbal dhe largim të 30-40ml lëng cerebrospinaë përmirësohen dukshëm simptomet. Varësisht se sa shpejtë kthehen simptomet mund të bëhet punksioni çdo 3-4 muaj ose mund të vendosët shanti ventrikulo-atrial ose lumbo-peritoneal.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia