Infarktet e cerebellumit

Infarktet e cerebellumit
(Term neurologjik – Mjekësia)

Tek mbylljet e a.vertebralis dhe arterieve cerebellare varësisht nga qarkullimi kolateral shfaqët ataxi e trungut dhe hemiataxi ipsilaterale, disartri, vertigo dhe vjellje. Simptome të presionit në tru vijnë në interval prej disa orëve ose ditëve nga dislokimi i ventrikulit të katërt me formin të hidrocefalusit okluziv. Stenoza ose mbyllja e a.basilaris shfaqet vertigo, dështimi i nervave kranial (të cilët përcaktojnë nivelin e infarktit), parapareza e këmbeve ose tetraparezë me theks në këmbë, eventualisht mund të shfaqen edhe hemipareza alteruese dhe ndryshime të vetëdijës. Te shpeshta janë edhe pengesat në okulomotorikë, disartria dhe disfagia. Te sindroma Locked-in janë vetëm lëvizjet vertikale të syve dhe të palpebrave të ruajtura, përndryshe pacienti është komplet i paralizuar, por i zgjuar. Këtu bëhet fjalë për infarkt të ponsit në lartësi të bërthamave të abducensit. Infarktet lakunare kryesisht prekin ganglionet bazale, kapsullën interne dhe ponsit. Simptomet tipike lakunare janë hemipareza (te lezionet në pjesën e pasme të kapsullës interne), simptomatologji senzitive në njërën anë (lezioni në talamusin posterolateral), sindroma dysarthry-clumpy-hand (lezioni në pons). Lakunat multiple infratentoriale mund të shpiej te paraliza pseudobulbare me disartri, disfagi, shterrje të zërit, qarje dhe qeshje patologjike. Refleksi maseterik është i rritur. Terapia fillon me vendosjën e kanillës dhe duhet bërë oksigjenim 2-4l/m me sondë nazale, kateterizimi, pacienti duhet lëvizur për të prevenuar trombozën dhe merrë heparinë. Tensioni i gjakut nuk duhet të ulët dhe pas fazës akute duhet ruajtur në nivelin e lehtë hipertensiv. Vetëm nëse është mbi 220/120 mmHg duhet të ulët ngadale me Clonidin ose Urapidil parenteral. Varësisht nga shkaku i sulmit fillohet pas 1 jave me normalizim të tensionit me AT1- Antagonistë ose ACE-Inhibitorë. Te hipo- ose hiperglikemia duhet vepruar nëese glukoza është mbi 200mg/dl duke dhënë insulinë. Nëse temperatura ngritet mbi 37.5°C duhet mjekuar. Për prevenim të edemës pacientin duhet ngritur, ndërsa nëse ka nevojë ipen substanca hiperosmolare (glicerinë, manitol). Kortikosteroide nuk ipen pasi që nuk janë dëshmuar të efektshëm dhe mund të keqësojnë gjendjën nga hiperglicemia që rezulton. Kraniektomia dekompresive te infarktet media dhe cerebellare mund të shpëtoj jetën. Terapia rikanalizuese bëhet me lizë intravenoze me rtPA (recombinant tissue plasminogen activator) 0.9mg/kg por maksimalisht 90 mg, 10% bolus dhe 90% në infuzion për 60 minuta brenda 3 orëve të para pas shfaqjës së simptomeve. Tek okluzionet bazilare nuk vlejnë limitet kohore. Profilaksa sekondare e hershme bëhet me dhënjën e acidit acetilsalicilik dhe Atorvastatin (për stabilizim të pllakave). Profilaksa sekondare e vonshme bëhet me acid acetilsalicilik i cili ulë rrezikun për 11-15% për një infarkt të ri. Rekomandohet dhënja 90-300 mg çdo ditë.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]