Infarktet infratentoriale

Infarktet infratentoriale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Në hapësirën vertebrobazilare shfaqen 15% e gjithë infarkteve. Variabiliteti shumë i madh i simptomeve spjegohet me mundësitë shumë të ndryshme të anastomozave në regjionin e trungut truror dhe cerebellumit. Këtu luajnë rol edhe anomalitë e enëve të gjakut p.sh. në 10% të të gjithë njerëzve a.vertebralis është hypoplastike. Tipike për iskemitë në qarkullimin e pasëm është simptomatika e kryqëzuar që don të thotë simptome të nervave kranial ipsilateralisht, ndërsa simptome të ekstremiteteve kontralateral. Sindromi Wallenberg shfaqet me mbylljën embolike të a.cerebelli posterior inferior ose të a.vertebralis. Kjo sindromë shfaqet ipsilateralisht me hemiataxi, sindroma Horner, çrregullim i sensibilitetit të trigeminusit, parezë e palatum mollae, shterrje e zërit si pasojë e parezës së telave të zërit, disartri dhe nystagmus. Ndërsa kontralateral shfaqet me çrregullim të disociuar të sensibilitetit. Sindroma Weber shfaqet kur ndodh infarkti i trurit të mesëm (mesencefaloni) nga mbyllja e a.perforuese. Ipsilateralisht shfaqet me okulomotoriusparezë dhe kontralateralisht me hemiparezë.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]