Kokëdhimbja Klaster
(Term neurologjik – Mjekësia)
Ataqet e kësaj sëmundje vijnë në një rritëm të caktuar, gjë që shtyen të mendosh se ky çrregullim vjen si pasojë e pengesave funksionale të diencefalonit. Përveç formës idiopatike ka edhe forma simptomatike të shkaktuara p.sh. nga tumorët. 2/3 e pacientëve janë duhanpijës. Ataqet e kokëdhimbjës janë gjithëmonë në njërën anë dhe dhimbja ndihet zakonisht në sy, palpebër dhe ballë. Dhembja e arrinë maksimumin në 10-20 minuta, çdo atak zgjatë nga gjysëm ore deri në 2 orë dhe ataqet mund të paraqitën “me termin” çdo ditë në të njejtën kohë, sidomos natën. Një numër i ataqeve mund të vijë në seri gjatë 24 orëve. Dhimbja është shumë intenzive, shpesh pulsuese, pacienti është i shqetësuar edhe sillët pa pushim. Ataqet zakonisht janë të shoqëruara nga këto gjetje objektive:
● Sindromi Horner i syrit ipsilateral
● Syri i kuq, lotues dhe eritemë periorbitale ipsilateral
● Konegjestion i hundës me rritje të sekrecionit ipsilateral Ataqet paraqiten gjatë periudhave të quajtura “Cluster” që zgjasin me javë ose muaj dhe pasohen nga intervalet pa ataqe me muaj ose vite. Përveç formës episodike, eksizton edhe forma kronike pa intervale me pauza të ataqeve. Nuk është e jashtëzakonshme që migrena të shëndrrohet në këtë forme ose vice versa. Tepapia për atak akut është e vështirë, triptanet mund të jepen subkutan ose pacientit mund t’i jepet oksigjen i pastërt (7 litra për 15 minuta). Mjekimi për reduktim të frekuencës së ataqeve përfshinë Verapamil dhe Indomethacin, nganjëherë në kombinim me një antidepresiv triciklik. Një terapi e shkurtër me kortizon është efektive. Forma kronike përgjigjët mirë në Lithium.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia