Korea Minor
(Term neurologjik – Mjekësia)

(Sydenham) Është forma më e shpeshtë etiologjike e choresë. Zakonisht atakon vajzat para pubertetit pas një infeksioni me streptokok A ß-hemolitik dhe shkaktohet nga një reaksion autoimun ku prodhohen antitrupa që kanë veprim të kryqëzuar me neuronet. Brenda disa ditëve ose javëve pas një ataku të faringjitit ose brenda disa javëve ose muajve të një ataku me ethe reumatike, pacienti zhvillon lëvizje motorike choreiforme (kryesisht në faqe, faring dhe duar) të kombinuara me irritabilitet dhe abnormalitete tjera mentale. Manifestimet tërhiqen spontanisht brenda disa javëve ose muajve. Terapia parasheh doza të larta të penicilinës për 10 ditë.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]