Lezionet bilaterale parciale me prerje tërthore
(Term neurologjik – Mjekësia)
Një shembull klasik për këtë tip të lezionit është sindroma Locked-in, që vjen si pasojë e një lezioni ekstenziv të pjesës ventrale të ponsit p.sh. te infarkti sekondar nga një trombozë e a.basilaris. Rrugët kortikobulbare dhe kortikospinale të basis pontis janë totalisht të ndërprera. Të gjitha ekstremitetet janë të paralizuara (quadriplegji), nervat kranial kaudal janë disfunksional, pacienti nuk mund të përtypet, të flet apo të bëj ekspresione faciale. Lëvizjet vertikale të syve dhe mbyllja e palpebrave është e ruajtur, pasi që janë funksion i mesencefalonit, por lëvizjet horizontale që janë pjesë e ponsit janë të shuara. Vetëdija mbetet intakte, pasi që formacioni retikular kursehet kryesisht. Dy sindroma tjera janë paraliza bulbare dhe pseudobulbare. Paraliza bulbare shkaktohet nga atrofia e nukleuseve motorike të nervave kraniale të medullës. Ndër shkaktarët bëjne pjesë sëmundje gjenetike, infarki medullar, shkaqe infektive si sëmundja Guillian Barré, sëmundja Lyme dhe poliomieliti, glioma, botulizmi etj. Paraliza bulbare manifestohet me disartri bulbare, disfagi dhe atrofi të gjuhës e përcjellur me fascikulacione. Refleksi maseterik është normal ose absent, ndërsa aj faringeal është absent. Te paraliza pseudobulbare lezioni që e shkakton nuk përfshinë nukleuset e nervave kranial direkt, por më shumë rrugët kortikonukleare bilaterale që i inervojnë ato ose regjionet kortikale nga ku dalin këto rrugë. Shkaqet mundem me qenë vaskulare si infarkti bilateral i hemisferave, degjenerativesi të sëmundjet e motoneuronit, inflamatore si skleroza multiple, tumorët e pjesës së sipërme të trungut truror dhe trauma e trurit. Pasqyrja klinike i ngjan asaj të paralizës bulbare por atrofia e gjuhës dhe fascikulacionet mundojnë pasi që motoneuroni periferik është intakt. Refleksi maseterik është normal ose i rritur, ai faringeal është i shkurt dhe i shpejt.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia