Migrena
(Term neurologjik – Mjekësia)
Migrena, që konsiderohet kokëdhimbje idiopatike, është forma më e shpeshtë e kokëdhimbjës pas asaj të tipit të tensionit. Migrena pa aurë (përpara e quajtur migrena e thjeshtë ose e zakonshme) tek e cila manifestimi i vetëm është kokëdhimbja dallon nga migrena me aurë ose e komplikuar, ku janë prezentë edhe manifestime tjera neurologjike. Migrena paraqitet te 6-8% e meshkujve dhe 12-14% e femrave. Manifestimi i parë i migrenës zakonisht manifestohet gjatë pubertetit ose në moshën e hershme rinore. Faktorë të shumtë kontribojnë në gjenerimin e një ataku të migrenës:
● Faktorët gjenetikë luajnë rol, në disa pacientë janë të vërtetuara abnormalitete në kanalet jonike. Shumë pacientë raportojnë për histori familjare të migrenës, sidomos nga ana e nënës,
● Ekscitimi abnormal neural në diencefalon, sidomos në zonën talamike në fushën trigeminale. Proceset që ndodhin këtu janë përgjegjëse për gjenerimin e ataqeve migrenoze unilaterale nga stimujtë periferik ose faktorët emocional,
● Proceset biokimike në enët periferike të gjakut të modifikuara nga refleksi trigemino-vaskular. Këtu përfshihet sekretimi i serotoninës dhe histaminës nga trombocitet dhe mastocitet. Një rritje e nivelit të serotoninës indukton kontrakcion të enëve të gjakut. Serotonina dhe histamina veprojnë së bashku për të rritë permeabilitetin kapilar. Kininat plazmatike penetrojnë murin e enëve të gjakut dhe ulin pragun e ngacmimit për dhimbje në indin periarterial. Kështu kur enët prapë ekspandohen, në momentin e vazodilatimit fillon dhimbje tipike pulsuese.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia