Migrena me aurë
(Term neurologjik – Mjekësia)

Shpesh fillon pak pas zgjuarjës dhe mund të fillojë me ndryshim disponimi, uri apo anoreksi, përgjumësi apo hapje e gojës. Pastaj paraqitet një pengesë e shikimit si drita të ndryshme të bardha apo të argjenta, rrallë shumëngjyrshe (fotopsia). Pas kësaj mund të pason një pikë e verbër e rrethuar me xixëllonja (scintillating scotoma). Disa pacientë ankohen për shikim të turbulltë ose mjegulltë. Disa nga këto hallucianacione vizive lëvizin në fushën vizive dhe mund të lëjnë pas fusha të verbërta (skotome) duke referuar kështu në origjinë në korteksin viziv. Simptome tjera neurologjike mund të jenë pirja e buzëve, faqeve dhe duarve, konfuzion, dobësim të dorës apo këmbës, afazi e lehtë apo disartri, marramendja, jostabilitet në qëndrim apo përgjumësi. Këto simptome persistojnë 1 deri 15 minuta, ndërsa kokëdhimbja zgjatë me orë apo ditë. Mjekimi në rastet kur migrena është e rrallë dhe e lehtë është i panevojshëm. Kokëdhimbjet e intensitetit mesatar, që nuk zgjasin shumë dhe nuk shfaqen më shpesh se një herë në javë, ju jepet 1000 mg acid acetylsalicilik dhe një antiemetik 20 mg metoclopramid (per os ose supozitor). Tek rastet e rënda duhët bërë profilaksa e ataqeve me â-blokator si propranolol dhe antidepresiv triciklik si amitryptyline dhe valproate.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]