Migrena pa aurë
(Term neurologjik – Mjekësia)
Ataku i migrenës të tillë ndodhë pa simptome paraprirëse dhe karakterizohet nga kokëdhimbja me manifestime autonome shoqëruese. Diku 70% e ataqeve mingrenoze janë të këtij lloji. Kokëdhimbja është unilaterale/hemikraniale në 2/3 e pacientëve dhe lokalizohet zakonisht në pjesët temporale dhe parietale. Në shumicën e pacientëve ataqet afektojnë më shumë njërën anë, pra kanë anën e tyre të preferuar, ndërsa nganjëherë dhimbja migron nga njëra anë në tjetrën gjatë një ataku. Maksimumin e arrinë brenda 1 orë ose disa orëve dhe pastaj persiston për disa orë. Kualiteti i dhimbjës përshkruhet zakonisht si pulsues dhe përkeqësohet me çdo aktivitet fizik. Simptomet përcjellëse mund të jenë nauze, anoreksi, intolerancë ndaj dritës (fotofobi), zhurmës (fonofobi) dhe erërave. Pacientët shpesh janë të irrituar dhe pa disponim. Simptomet objektive mund të jenë pallor dhe diaforezë, nganjëherë tahikardi, vjellje ose diare. Frekuenca e ataqeve varion nga disa në vit deri në disa në javë.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia