(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 11 shtator të vitit 1942, në Gjakovë. Më 29 shtator 1964, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1969, dhe më 3 shkurt të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë, dhe kryer në bashkëpunim» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 476.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]