ADEMI Shaban
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Koskë të Filatit, në Çamëri. U arrestua më 28 korrik të vitit 1960, si një prej eksponentëve të të ashtuquajturit «Grupi i Teme Sejkos». U ekzekutua pa gjyq më 14 shtator të vitit 1961. Hyqmet Zane, 50 vjet nga ekzekutimi i grupit të Teme Sejkos dhe Tahir Demit, në «Dielli», 31 maj 2011; Lista e personave të ekzekutuar për vitin 1961-1962, hartuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Policisë, Tiranë.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]