ADHAMI Ollga
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 dhjetor të vitit 1902, në fshatin Qytezë të Korçës. Më 12 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtore për «tentativë arratisjeje dhe agjitacion e propagandë, në bashkëpunim» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Dënimin e vuajti në burgun e Korçës. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 484.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]