AGO Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 8 prill të vitit 1920, në fshatin Uznovë të Beratit. Më 19 prill 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «për pjesëmarrje në grup të organizuar kundër pushtetit.. dhe propagandë kundra pushtetit dhe ushtrisë», dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit kohë. Por më 21 nëntor 1950, Gjykata e Lartë Ushtarake ia uli dënimin në 8 vjetë privim lirie me punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 503.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]