AGOLLI Agim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 4 korrik të vitit 1938, në fshatin Kërçisht të Peshkopisë. Më 4 tetor 1956, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U lirua më 30 nëntor 1962 për plotësim afati. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 379.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]