AHMETI Zylfo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 mars të vitit 1910, në fshatit Vergo të Sarandës. U arrestua më 30 shtator 1947 dhe më 6 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje. Më 19 dhjetor 1947, Gjykata e Lartë e ktheu çështën në ngarkim të tij për rigjykim. Dhe kështu, më 9 qeshor 1948, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizata antipushtet », dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, punë të detyrueshme si dhe me humbjen e të drejtave civile për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 551.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]