AKULLI Dilaver
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 31 dhjetor të vitit 1923, në fshatin Allambrez të Beratit. Gjatë luftës u rrjeshtua në radhët e Ballit Kombëtar. Mori pjesë në luftime me çetën e Ali Zenelit nga Aranitasi i rrethit të Fierit. U vra në fshatin e lindjes, më 30 nëntor të vitit 1943, në përpjekje me «forcat partizane të komanduara nga Neshat Hysi», komandant i çetës partizane të Skraparit. Republika e Shqipërisë, Gjykata e Rrethit Berat, Vendim nr. 1391; Republika e Shqipërisë, Qarku Berat, Rrethi Berat, Zyra e Gjendjes Civile, Çertifikatë vdekjeje, nr. 001 010066.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]