(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 4 mars të vitit 1952, në fshatin Lunik të Librazhdit. Më 6 mars 1978, Gjykata e Rrethit të Librazhdit e deklaroi fajtor për «sabotim të kryer në bashkëpunim» dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Vendimi mori formën e prerë pasi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë më 31 mars 1979. Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]