ALCANI Isak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1886, në fshatin Neshtë të Librazhdit. Më 20 qershor 1945, Gjykata ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime të kryera gjatë luftës» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. Por më 28 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «armik të popullit dhe sabotator» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 572.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]