ALIÇKA Avni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 qeshor të vitit 1912, në fshatin Orgockë të Korçës. Më 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «armik të popullit, sabotator të pushteti dhe pjesëmarrës në organizatën e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 607.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]