ALIMEHMETI Bedri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Gazetar sportiv. Lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ka botuar librin «Tirana e përgjakur», për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944. Vepra: «Tirana e përgjakur: poemë dhimbjeje për ata që nuk duhet të ishin vrarë. Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944» (Tiranë, 2001); «Skënder Halili: vezullimi i një ylli» (Tiranë, 2008), «Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar» (Tiranë, 2010),

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]