ALITE Izudin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 dhjetor të vitit 1910, në Gjirokastër. U arrestua më 19 dhjetor 1946. Më 18 korrik 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik i popullit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e së drejtës politike për 5 vjet kohë. Më 27 prill 1949 dënimi iu ul, me dekret, në 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 638.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]