ALLÇI Ymer

ALLÇI Ymer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 korrik të vitit 1939, në fshatin Viçidol të Tropojës. Më 1 tetor 1965, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Kukësit e dënoi me 10 vjet burg. Një muaj pas lirimit, u arrestua sërish dhe më 30 gusht 1975, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës e dënoi me 18 vjet heqje lirie «për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes së ngelur në tentativë». U lirua në vitin 1987. Ndue Ukcama, Zgjimi i dragojve, Tiranë, 2005, f. 83-85, 92; AISKK, F. 1, V. 2012, D.1, Fl. 10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "ALLÇI Ymer" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/all%c3%a7i-ymer