ALLA Abas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1927, në fshatin Babunjë të Lushnjës. Më 30 tetor 1945, Gjykata Ushatarake e Beratit e deklaroi fajtor si «pjesmarrrës në organizatën e Ballit Kombëtar» dhe për «pjesmarrje në luftime kundër fuqive të U.N.Çl» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie me punë të detyruar, humbjen e së drejtës elektorale dhe konfiskimin e pasurisë. Në vitin 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Lushnjës vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 657; Gazeta Zyrtare, nr. 54, 20 qeshor 1946, fq. 6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]