ALLAMANI Selman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në fshatin Kurdari të Matit. U arrestua më 27 korrik 1945, pak kohë pas pushkatimit të të vëllezërve, Isuf [shih] dhe Dylejman Allamanit [shih]. Më 1 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me dy vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e dënimit. U lirua më 16 shtator 1946. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 671.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]